‘Engjuj’ është kënga më e fundit e prezantuar nga Ylli Limani.
Këngëtari shqiptar nga Kosova nuk ka zhgënjyer as ketë herë fansat e tij, të cilët e kanë përqafuar menjëherë ‘Ëngjëj’ duke klikuar mbi 232K për vetëm 15 orë nga lancimi i saj.
Ylli zgjodhi pikërisht qendrën e Tiranës për projektin e tij më të ri duke i dhënë anës vizuale të këngës atmosferën e ngrohtë që mban kryeqyteti në këtë prag festash.
Muzika dhe teksti mbajnë firmën e vetë këngëtarit, ndërsa producent është Fatjon Miftari (Diverce Music).
Miksimi dhe masterizimi janë realizuar nga Lorenc Aliaj, kurse për videoklipin e këngës është kujdesur produksioni “Onima”, të cilit Ylli kohët e fundit po i beson shumë prej projekteve të tij.
Këngëtari së fundmi nuk ka paralajmëruar ndonjë projekt të ri dhe duket sikur ‘Engjëj’ do te jetë dhe mbyllja e projekteve muzikore për vitin 2019.
Duke njohur dashamirsinë që publiku për ka Yllin dhe kenget e tij, pritet që edhe kjo këngë të kthehet në një hit festash.