INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ylli Manjani: Kushtetuta është bërë si rregullore personeli [VIDEO]

Ylli Manjani: Kushtetuta është bërë si rregullore personeli [VIDEO]

Publikuar më: 19:43 31-01-2018

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani, e ka akuzuar vazhdimisht qeverinë aktuale, se është duke e shkatërruar Reformën në Drejtësi. Ai është shprehur vazhdimisht se mjergulla e krijuar i shërben vetëm ujqërve të Rilindjes, ndërsa qytetarët tashmë nuk po dinë më se cilat ligje janë në fuqi.

Ditën e sotme ish-ministri i Drejtësisë, është shprehur në emisionin Kolaudim në In Tv, se Kushtetuta është bërë si një “rregullore personeli”.

Ai u shpreh për In Tv, se reforma nuk u pa si të zgjidhim procesin gjyqësorë apo si të shkurtojmë apo si ta bëjmë të hapur, si të japim  garanci procedurale, por përkundrazi sipas zotit Manjani, me këtë pjesë u morën aq pak sa e menderosën. 

“U morën me kush emërohet si emërohet, kush e emëron, nga përzgjidhet, çfarë ka pasur në të shkuarën, kur u martua, fjalë të kësaj natyre. Janë qesharake, por janë të ngrira në Kushtetutë dhe Kushtetuta është bërë si “rregullore personeli”, ka lloj lloj budallaqesh brenda, por shumë pak garanci për procesin gjyqësorë”, ka shtuar Ylli Manjani.

Për më shumë shikoni videon e mëposhtme:

Article Logic
Execution time: 0.0037410259246826