INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ylli Manjani largohet përfundimisht nga politika, ja shkrimi i tij [FOTO]

Ylli Manjani largohet përfundimisht nga politika, ja shkrimi i tij [FOTO]

Publikuar më: 18:06 05-09-2017

Ylli Manjani është larguar përfundimisht nga politika, për t’iu përkushtuar Avokatisë. Avokat në profesion, ish-ministri i Drejtësisë, ka njoftuar këtë vendim të rëndësishëm me anë të rrjeteve sociale. Ai është shprehur se tashmë do fokusohet te këshilla ligjore për çdo kënd që ka një problem me shtetin.Manjani shkruan gjithashtu se do të shprehë ndonjëherë mendimin e tij, duke iu uruar veç të mira punonjësve politikë.

Statusi i plotë:

Përshëndetje,

Që sot e ne vijim do ti përkushtohem tërësisht Avokatisë. Punonjësit e Qëndrës së Shërbimeve (djali në sportelin nr 3) më ndihmuan të pisem me NUIST (NIPTI).

Kam ndërmend të fokusohem tek këshilla ligjore për çdo kënd që ka një problem me shtetin.

Së bashku me një ekip partnerësh punëtorë e të mënçur do mundohemi të bëjmë më të mirën tonë. Të vëmë në dispozicion gjithçka dimë në funksion të zgjidhjes së mosmarrëveshjeve.

Sa i takon angazhimeve të tjera, me të cilat jemi njohur deri më sot, kalojnë të gjitha në plan të dytë. Që do të thotë se ndonjëherë për ndonjë teme që ma ka qejfi dhe ma lejon koha, mund të shpreh ndonjë mendim.

Politika tashmë ka zgjedhur “punonjësit” e saj, të cilëve ju uroj veç të mira! Të jenë sa më shumë të sinqertë dhe të luajnë sa më pak teatër për llogari të shefave të tyre!

Për çështje të zbatimit të ligjit apo të funksionimit të drejtësisë do jem gjithnjë i gatshëm dhe në dispozicion.

Shumë faleminderit për komentet tuaja nëpër statuset e mia!

Jemi në kontakt në vijim, me statuse, komente e mendime të tjera.

Article Logic
Execution time: 0.0035970211029053