INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ylli Manjani: Peshqit? Na pret një zhgënjim i madh [VIDEO]

Ylli Manjani: Peshqit? Na pret një zhgënjim i madh [VIDEO]

Publikuar më: 19:34 31-01-2018

I ftuar në emisionin Kolaudim në In Tv, ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani, ka folur gjerësisht për problematikat e “Reformës në Drejtësi”. Ai u shpreh se kjo reformë është katandisur nga qeveria aktuale e cila po e përdor për përfitimet e saj.

I pyetur nga drejtuesit e emisionit, nëse qytetarëve shqiptarë do iu zgjidhen problemet nga kjo reformë apo thjesht është bërë për të dënuar “Peshqit e mëdhenj”, ish-ministri i Drejtësisë, ka deklaruar se reforma është dizenjuar për njerëzit, por u katandis si mos më keq.

“Kjo reformë u konceptua, sesi t’ia bëjmë të heqim disa gjyqtarë dhe prokurorë dhe të vendosim disa të tjerë, kaq. Asgjë tjetër nuk ka kjo reformë”, është shprehur zoti Ylli.

Sipas tij, nëse dikush pret që kjo reformë t’i ndihmojë njerëzit, për çështje apo probleme që nuk i kanë zgjidhur dot si problemet e pronave etj, për fat të keq zhgënjimi do të jetë i madh.

“Nëqoftëse dikush ka pritur që gjyqi do t’i shpejtohet, kjo nuk ka për të ndodhur nuk ka ndryshuar asgjë”, ka shtuar zoti Manjani.

Sipas tij, nëse dikush pret që sjellja e gjyqtarit të ri, të “pa korruptuar”, t’ia zgjidhë problemin, e ka shumë gabim, përkundrazi sipas ish-ministrit të Drejtësisë, ka disa procedura që janë përkeqësuar.

“Sot në ligjet procedurale, ligjet që japin garancinë e drejtësisë, këto duhet të kishin ndryshuar në themel, por fatkeqësisht nuk kanë ndryshuar përkundrazi janë përkeqësuar, mund të bëhet një gjyq pa e ditur ti, gjyq pa palë për ty pa qenë  ti fare, ti as nuk ke dijeni për këtë gjë dhe vetëm kur sheh policin tek dera e shtëpisë që ka një urdhër arresti për ty”, është shprehur ish-ministri i Drejtësisë.

Për më shumë shikoni videon e mëposhtme:

Article Logic
Execution time: 0.0042250156402588