IN SMART TECH MOBILE APPS CARS VIDEO
“Ylli njerëzor” dhuron spektakël. Banorët e Anglisë do të shijojnë në mbrëmje shfaqjen e tij [FOTO]

“Ylli njerëzor” dhuron spektakël. Banorët e Anglisë do të shijojnë në mbrëmje shfaqjen e tij [FOTO]

Publikuar më: 17:14 20-02-2018

Mbrëmjen e sotme banorët e Mbretërisë së Bashkuar do shijojnë shfaqjen e yllit të parë të realizuar nga dora e njeriut.
Sateliti i quajtur 'ylli njerëzor' u nis për në orbitë në 21 janar dhe do shfaqet ditën e sotme në orën 7 në veri dhe lindje ndërsa ditën e premte do udhëtoj për në perëndim dhe jug të mbretërisë së bashkuar.
Ylli i realizuar nga astronauti Peter Beck ka formën e një sfere gjeodezike i përbërë nga fibra karboni me 65 panele reflektuese.
Sipas Dr drita e diellit do reflektohet nëpërmjet këtyre paneleve duke dhuruar një pamje mahnitëse për banorët e tokës.
Ylli artificial arrin ta përshkruaj tokën në një model eliptikë për çdo 90 minuta me një shpejtësi 27 herë më të lartë se shpejtësia e zërit.
Kompania ka deklaruar se qëllimi i ndërtimit të këtij projekti është që kur njerëzit të përballen me problemet e përditshme të rikujtojnë se bota po përballet më rreziqe dhe më të mëdha si ndryshimet klimaterike.
Ylli njerëzor nuk do dhurojë spektakël vetëm për Britaninë e madhe por me ndryshimin e orbitave do shfaqet dhe në ShBA dhe Zelandën e Re.

 

4961D46400000578-5408935-image-a-3_1519057382903.jpgwire-2150386-1516842188-378_634x423.jpg

 

radio TV

 

Të fundit

Kryesore

LIKE Shqip Top 10

poll
Article Logic
Execution time: 0.0033860206604004