Kejsi Tola dhe Olta Boka përveç profesionit të tyre gjithashtu i lidhte edhe një miqësi shumë e mirë.
Dy artistet shiheshin shpesh nën shoqërinë e njëra-tjetrës, por vetëm një deklaratë disi e nxituar e Kejsit në emisionin “Shiko Kush Luan” duket se i ka prishur marrëdhëniet.
Kejsi u pyet se cila është njëra nga vajzat e showbizit, e cila përpiqet por nuk i ndrit që nuk i ndrit ylli.
Duke mos ditur se çfarë emri të thoshte, Kejsi u mendua pak dhe tha emrin e Olta Bokës.
E ftuar në emisionin ‘Thumb’, Olta ka folur për këtë deklaratë të Kejsit dhe raportin aktual që kanë .
‘Pavarësisht deklaratës së Kejsit, absolutisht e kuptova. I vetmi gabim që mendoj unë që mund të ketë bërë, mund ta kishte justifikuar alternativën duke thënë: Ej shiko se do më kuptoje!’, është shprehur Olta duke treguar se pavarësisht gjithçkaje Kejsi i ‘detyrohej’ një sqarim të tillë.