Dy ditë më parë Anxhelina lançoi “No Drama”, që po ashtu u pëlqye shumë.
Së fundmi ajo ka bërë një “intervistë” të shkurtër me ndjekësit e saj, të cilët kanë qenë të lirë për ta pyetur për çdo gjë që ishin të interesuar. Dikush nga fansat e saj i ka shkruar: “Një bashkëpunim me Era Istrefin do ishte perfekt!”.
Anxhelina i është përgjigjur pozitivisht pyetjes së ndjekësit dhe për këtë gjë ka vënë në dijeni edhe Erën.
“Pse jo! E vlerësoj Erën shumë si femër dhe si artiste”, është përgjigjur Anxhelina.
Këtë koment të saj e ka ripublikuar Era në profilin në Instagram, që po ashtu i është përgjigjur pozitivisht kërkesës publike të Anxhelinës për bashkëpunim.
“Edhe unë zemër! Kënga jote e fundit është zjarr”, ka shkruar Era.
Përderisa asnjëra nga vajzat nuk e përjashtoi bashkëpunimin si mundësi, nuk do të ishte çudi që në të ardhmen t’i shihnim në një projekt të përbashkët, që me siguri do të ishte një bombë e vërtetë.