Dy ditë më parë, Stanaj ka publikuar projektin e ri me titull “Noel”, duke e shoqëruar edhe me videoklip, ndërsa përmes saj solli aromë festive, ashtu sikurse këngët e kolegëve të tij që kanë motive feste.
Stanaj nuk u rikthye vetëm, por në bashkëpunim me producentin Tommee Profitt, ndërsa kënga është pjesë e albumit të Profitt.
Dhe Tayna nuk ka ngurruar të shprehë mbështetjen e saj ndaj këngëtarit. Ajo ka ndarë ditën e djeshme këngën e tij në Instastory duke treguar kështu suportin e saj.
Por nëse menduat se reperja thjesht po mbështet një artist shqiptar të suksesshëm në SHBA, e keni patur gabim. Duket se ata njihen me njëri-tjetrin ndonëse nuk dihej më herë rreth miqësisë së tyre.
Stanaj ka rishpërndarë storyn në profilin e tij në Instagram, duke shkruar: “Ti je më e mira.”