INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ylli shqiptar me famë ndërkombëtare do të ngjitet në skenën e festivalit të këngës, shprehet kështu: Nuk e mendoja ... [FOTO]

Ylli shqiptar me famë ndërkombëtare do të ngjitet në skenën e festivalit të këngës, shprehet kështu: Nuk e mendoja ... [FOTO]

Publikuar më: 19:12 19-12-2018

Vetëm pak ditë më parë u paralajmërua se Ermal Meta do të ngjitej për herë të parë në skenën e ‘Festivalit të Këngës’. Shqiptari më i njohur në Itali do të këndojë dy nga këngët e tij më të njohura, si pjesë e surprizave të përgatitura për festivalin. Mbrëmjen e djeshme Meta ka mbërritur në Tiranë për të nisur provat. Ndërsa sot në një konferencë për shtyp, këngëtari është shprehur i emocionuar që do të ngjitet për herë të parë në një skenë aq të madhe ku këndohet vetëm shqip.

Ai ka treguar se nuk e ka pranuar ftesën që në fillim për t’u bërë pjesë e festivalit, sepse nuk e dinte nëse do të ishte në gjendje të përballonte emocionet e mëdha. Ermal Meta ka shtuar se kur është larguar përpara 24 vjetësh nga Shqipëria as që e mendonte se do të bëhej ndonjëherë pjesë e ‘Festivalit të Këngës’. Kur u pyet nëse e ndjek muzikën shqiptare ai u përgjigj: “Kur isha në Shqipëri ndiqja më shumë muzikë klasike, ndikuar nga mamaja. Ndërsa muzika ‘pop’ mori një formë më të theksuar në Itali. Nuk e kam ndjekur shumë muzikën shqiptare. Vetëm disa kam mundur të shoh”. Ai ka thënë se Eugent Bushpepa është një ndër këngëtarët që e ka lënë me gojë hapur, kur të dy ishin pjesëmarrës vitin e kaluar në ‘Eurovision’.

HGDJG.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0037620067596436