Mesfushori shqiptar Granit Xhaka ka folur pas humbjes së Zvicrës nga Portugalia në kuadër të Ligës së Kombeve (3-1).
Golat në këtë ndeshje për portugezët u shënuan nga Cristiano Ronaldo.
Paraqitja e yllit të Juventusit u vlerësua edhe nga mesfushori shqiptar Granit Xhaka, i cili ishte kapiten i Zvicrës.
“Vërtet krenar për paraqitjen tonë dhe përparimin që po bëjmë. Ndonjëherë nuk mund të bëni më shumë kur Ronaldo shënon ne ate menyre të veçantë”, ka shkruar Xhaka në profilin e vet në “Instagram”.