Aktorja Biran Damla Yilmaz është bërë shumë e njohur në Shqipëri me rolin e “Ejlylit” në serialin “Lule të vetmuara”.
Ky ishte seriali që i dha famën edhe në Turqi dhe sot ajo është një nga aktoret e preferuara të publikut.
Biran Damla ndiqet nga miliona ndjekës në Instagram ku së fundmi ka vendosur të bëjë një video live për ta.
E pyetur nga fansat se cili është aktori i saj i preferuar, ajo u përgjigj se i preferuari i saj është Engin Akyurek.
Ky i fundit u bë i njohur vite më parë me rolin e “Omerit” në serialin “Dashuri dhe diamante”.
Biran Damla tregoi se ajo nuk e ka takuar kurrë Enginin por do të donte të luante në një serial me të.
“Nuk e kam takuar Engin, por do doja shumë, do doja të luanim në një projekt bashkë. Do doja të ishim partnerë në rol. Nuk kam mundur të kontaktoj me të pasi ai nuk përdor rrjete sociale”- tha Biran Damla.
“Engin nëse mundesh më kontakto”-I bëri thirrje ajo aktorit.