Aktori turk Erkan Kolçak Kostendil i cili njihet nga roli i Vartolut në serialin “Çukur” do të bëhet baba për herë të parë në jetën reale.
Bashkëshortja e tij, Cansu Tosun është shtatzënë dhe mediat turke kanë zbuluar edhe gjininë e fëmijës.
Çifti do të bëhen me një vajzë. Cansu është në muajin e pestë të shtatzënisë dhe çifti po pret me plot emocion për ardhjen në jetë të vajzës. Ata kanë menduar edhe emrin dhe dëshirojnë ta quajnë vogëlushen Mersel. Bashkëshortja e Vartolut është gjithashtu aktore.
Çifti janë bashkë prej vitesh dhe lidhjen e tyre e kurorëzuan në martesë dy vite më parë.