Para se të niste lidhjen e saj të dashurisë me Spinalbese-n, Belen Rodriguez u aludua për një lidhje me aktorin e famshëm të “365 Days”, Michele Morrone.
Thashethemet bënë xhiron e rrjetit, derisa këto zëra u shuan më në fund nga vetë aktori Morrone, mirëpo jo në mënyrën më të mirë të mundshme.
Gjatë një video live në rrjete sociale, Michele iu përgjigj në një mënyrë aspak të këndshme një fansi që e këshilloi të fejohej me Belen.
“Alan më këshillon të fejohem me Belen. Atëherë, prototipi im për një grua është pak më i lartë se dy gjokse dhe një prapanicë. Por kush e di…” -përfundoi ai, duke e nënçmuar Rodriguez-in dhe duke lënë të kuptohet se ajo s’ka asgjë tjetër veç bukurisë.
Shumë ndjekës i kanë kritikuar fjalët e Morrone-s, duke i dalë në mbrojtje Rodriguez. Disa thonë se Morrone duhet të ketë më shumë respekt për gjininë femërore, ndërsa të tjerë thonë se fjalët e tij vijnë pasi nuk arriti të kishte asgjë me Belen.
Në kopertinën e revistës italiane “Chi”, modelja Bellen Rodriguez ka konfirmuar lajmin e bukur të pritjes së ëmbël dhe faktin që po bëhet nënë për herë të dytë.