Lojtari i ekipit të bejsbollit, Miami Marlins, Jose Fernadez, ka humbur jetën një aksident me barkë. Lojtari 24 vjeçar po lundronte me dy miq pranë brigjeve të Florida-s, teksa skafi është përplasur me disa shkëmbinj. Mirëpo një muaj pas ngjarjes, autopsia e tij zbulon se ai ka kishte alkool dhe kokainë në gjak. Sipas një raporti të sapo dalë nga Mimai Herald, ylli i bejsbollit, kishte kokainë në gjak dhe e kishte konsumuar gati dy herë më shumë se niveli i lejuar i alkoolit gjatë kohës që barka e tij u përplas në brigjet e plazhit të Miamit. Niveli i alkoolit në gjak i Fernandez ishte rreth 0.147, ndërkohë që niveli i lejuar është 0.08.