Sezoni veror ka kohë që ka filluar, dhe kanë qenë të shumtë këngëtarët që kanë nxjerrë hite, duke menduar për të gjithë ata që duan ta "djegin" klubeve të bregdetit.
Së fundmi, Fifi dhe Young Zerka kanë bashkëpunuar me njeri-tjetrin duke na sjellë diçka të veçantë. Përmes një postimi në rrjetin social Instagram, Zerka tregoi se lançoi bashkëpunimin me Fifin të titulluar “Pa gajle”.
Klipi shihet shumë veror dhe kënga ka një 'international vibe' që do e bëjë shumë herë më të lehtë ta pëlqejnë edhe fansat e huaj të dyshes.
Më poshtë mund të shihni klipin në platformën Youtube, ku mund të shihni edhe sa 'fashionista' duken Fifi dhe Zerka.