Më në fund u rikthye Young Zerka!
Pas gjithë asaj pritjeje, një singëll si "Like Rihanna" ishte pikërisht ajo që po kërkonim. Dhe kur bëhet fjalë për ritëm dhe pjesë kënge që të ngelen në mendje, këngëtari i pazakontë e di mirë ç’duhet të bëjë. Klipi i këngës u publikua më 13 shkurt, edhe pse me pak vonesë që na mbajti pezull, duhet ta pranojmë se ia vlejti pritja. Like Rihanna, Like Rihanna…është pikërisht protagonistja e videos, e cila kërkon me çdo kusht t’i bjerë në sy atij djali që, mesa duket, ka një dobësi për “vajzat e këqija” si Riri. E ndërkohë që ne kërcejmë në çdo vend të mundshëm nën ritmin e muzikës dhe fjalëve të Zerkës (që ndonjëherë si kuptojmë, por që na pëlqejnë), ajo endet nëpër clube me shpresën se do ia arrijë qëllimt. Kemi dëgjuar se për dashurinë njeriu bën gjithçka, por mos ndoshta dashuria kërkon që të jesh thjesht vetvetja? Mbase Zerka e ka një përgjigje…