Jemi të sigurtë që akoma e dëgjoni dhe kërceni me ritmet e “Like Rihanna”, këngë e cila u shndërrua menjëherë në hit. Nuk kemi dyshime që e njëjta gjë do ndodhë edhe me këngën më të re të publikuar nga Young Zerka, e cila mban titullin “Love”. Zerka njihet për stilin e tij të veçantë dhe gjithmonë vjen me risi për publikun, edhe këtë herë i ka menduar gjërat deri në detaje, duke i kënduar dashurisë. Muzika është realizuar nga DeVox dhe Young Zerka, i cili ka shkruar edhe tekstin. Ndërsa për videoklipin kaq interesant ka menduar PRO Video. Me të dëgjuar fjalët e bukura të Zerkës, të bashkuara me ritmet verore, kuptojmë se kjo këngë do të jetë pjesë e pandarë e jona gjatë ditëve të pushimeve. E siç thotë Young Zerka “Love can save the World”.