Young Zerka prej ditësh na ka lajmëruar për projektin e tij më të ri, i cili do të hidhej në treg këto ditë.
Ne patëm mundësinë ta shihnim atë në ditën e sotme. Një këngë në ritmet latine dhe që sigurisht mban vulën dhe tekstin e veçantë të Zerkës.
Por, ajo që tërhoqi gjithashtu vëmendje ishte edhe fakti sepse pjesë e këngës ishte edhe një nga ikonat e muzikës së viteve 200’ Anila Mimani, e cila ka prodhuar hite si “Ma ka thënë dhe Horoskopi” ose “Do digjesh porsi zjarr”.
Një sensacion i vërtetë i asaj kohë për të gjithë rininë shqiptare, e shohim tani pjesë të refrenit në këngën e re të Zerkës.