Atdhe Xharavina feston sot ditëlindjen e tij të 29-të. Mes urimeve të shumta që ish-konkurrenti ka marrë në rrjete sociale, ai që ra më shumë në sy është dedikimi i Sara Malaj, me të cilën ai doli çift nga “Për’puthen”. Bukuroshja bionde e ka uruar të riun nga Gjakova në mënyrën që askush nuk e priste.
Ajo ka publikuar një foto të saj në InstaStory ku shfaqet duke mbajtur në dorë tortën tepër të veçantë për Atdheun.
“Gëzuar ditëlindjen zemra ime! Sinqerisht your b**ch!” shkruan Sara teksa i la të gjithë pa fjalë.
Më pas ajo i ka bërë një urim më të ndjerë duke ndarë një fotografi nga festa e një nate më parë me Atdheun ku thotë: “Uroj që ditëlindja jote të jetë aq e lumtur sa më ke bërë ti mua”.