Po bën namim me talentin e tij, por kur gjërat nuk duan të ecin, nuk ke ç’ti bësh.
E keqja e papritur i erdhi pasi Mozzik prishi marrëdhëniet me On Records në fillim të këtij viti dhe ishin këtë të fundit që ia hoqën të gjitha këngët reperit nga YouTube.
Vetëm pak kohë më parë prezantoi për publikun këngën “Madam” që korri goxha sukses, ku edhe pse e realizuar në bashkëpunim me producentë në Zvicër, pamë që kjo këngë të fshihej përsëri nga Youtube pasi kapi milionin e shikimeve.
Mozzik mesa duket paksa i mërzitur ka publikuar një video në profilin e tij, ku shihet një pjesë të shkurtër klipit të titulluar “Madam” në youtube dhe shkroi: “Tu jetu si ‘HITMAKER’ pa as 1 kong n’youtube”.
Youtube i'a bëri gjëmën, por Mozzik mesa duket nuk i humb shpresat! “Hitmakeri” po shkëlqen me koncertet e tij edhe jashtë kufijve të shqiptarisë.