INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Youtube ''me dorë të hekurt'', fshin nga platforma e saj më shumë se 100 mijë video dhe miliona komente

Youtube ''me dorë të hekurt'', fshin nga platforma e saj më shumë se 100 mijë video dhe miliona komente

Publikuar më: 09:20 06-09-2019

Ekipi i Youtube ka fshirë më shumë se 100 mijë video dhe 17 mijë kanale në platformën e Youtube. Ky veprim i Youtube erdhi si pjesë e planeve për të larguar materialet me përmbajtje të dhunshme dhe që kishin gjuhë të urrejtjes.

Sipas statistikave të Google janë fshirë pesë herë më shumë materiale se tremujori i kaluar i 2019-ës. Që nga prilli deri në qershor janë fshirë dhe 500 milion komente të papërshtatshme.

Kompania e Youtube njofton se ka ende shumë për të bërë që platforma e tyre të pastrohet nga këto materiale të papërshtatshme dhe kjo ndodh falë kontrollit të shtuar në këtë rrjet social.

Youtube i largon videot dhe komentet e papërshtatshme nëpërmjet një sistemi automatik i cili është krijuar për të njohur materiale të cilat mund të kenë brenda gjuhë urrejtjeje.

Gjithsesi, kompania njofton se pavarësisht numrit të madh të materialeve të fshira, ende ka video të tjera që janë duke u kontrolluar dhe do të fshihen pasi për to ka raportime nga përdoruesit.

Youtube këto masa po i bën sëfundmi pasi kompania dëshiron që platforma e tyre të jetë sa më e sigurt për të gjitha moshat, sidomos për fëmijët.

Article Logic
Execution time: 0.0036242008209229