INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
YouTube merr MASA kundër ''pedofilëve''/ Çaktivizon komentet në çdo video ku...

YouTube merr MASA kundër ''pedofilëve''/ Çaktivizon komentet në çdo video ku...

Publikuar më: 13:54 01-03-2019

Në rrjetin social Youtube qarkullojnë shumë video ku shpesh herë në to shfaqen dhe fëmijë. Po Youtube ka lajmëruar së fundmi se do të çaktivizojë komentet, në të gjitha videot ku shfaqen fëmijë nën moshën 18 vjeç, kjo për ti mbrojtur ata dhe familjet e tyre nga të rriturit e panjohur.

Videot ku përfshihen fëmijët herë pas here komentoheshin dhe nga pedofilët. Kur kjo gjë u zbulua, shumë kompani tërhoqën reklamat e tyre nga YouTube.

Komentet e pedofilëve ishin të natyrave të ndryshme, përfshirë edhe ato që kategorizohen si seksuale.

YouTube fillimisht çaktivizoi komentet tek ato video që ishin nën shënjestrën e pedofilëve. Po me kalimin e kohës u vendos që të çaktivizojë të gjitha komentet tek videot, ku shfaqen minorenë dhe ky ndryshim do të hyjë në fuqi së shpejti
Për të relizuar këtë projekt, YouTube thotë se ka instaluar një sistem i cili është më cilësor në identifikimin e komenteve dhe fshirjen e tyre.

Article Logic
Execution time: 0.0036368370056152