YouTube prezanton një mënyrë të re të shpërndarjes.
TechCrunch raporton se platforma e videove e zotëruar nga Google , aktualisht po teston një seksion për mesazhet në iOS dhe Android , i cili do ti lejoje përdoruesit që të shkembejnë video , tekste dhe linqe , pa qenë nevoja që të largohen nga aplikacioni.
Por ama ka një klecke. Për momentin kjo karakteristikë do të jetë i disponueshëm vetëm për Kanadanë.
Menaxheri i produktit të Google Shimrit Ben Yair tregon se arsyeja se pse është vendosur që Kanadaja të jetë vend prove , është se në Kanada njerëzit shkëmbejnë video më shume se cdo kush tjetër në botë.
Kjo platformë e re e mesazheve është goxha e thjeshtë ,por ama ëshët e kuptueshme që do të ketë impakt të madh.
Arsyeja për këtë është se të gjithë ne shkembejmë video me të njohurit tanë, por ama bëhet pak e bezdishme kur të duhet që ta realizosh këtë gjë ndërmjet aplikacioneve të tjera.
Gjithsesi , nuk dihet akoma se kur mund të ketë Google në plan që të lëshoje për publikun e gjërë këtë update.