Spektakli “Shiko Kush LUAN” nuk nis asnjëherë njësoj dhe kësaj here dy kapitenët e skuadrave Rezart Veleshnja dhe Florian Binaj kanë zgjedhur të hyjnë në skenë me rrobdishame. Por çfarë kërkojnë ata me këtë gjest, ndërsa Flori po negocionte për pikë, Rezi kërkoi rritje rroge.
“Dua të ma rrisësh rrogën në 2.5 milionë nga 2 që e kam” tha ai. Ndërsa Luana duke iu drejtuar audiencës tha se Rezi sapo kishte bërë publike rrogën e tij. Të jetë vërtetë kaq?!