Ai është një ndër aktorët më tërheqës të Hollywood-it, me një trup perfekt dhe me miliona fanse femra. Me siguri është një ndër të preferuarit për ju. Ai ndodhet në Australi së bashku me aktorin Adam DeVine duke promovuar filmin e tyre më të ri “Mike and Dave Need Wedding Dates. Por Zac Efron na çudit me një deklaratë të tijën duke insistuar se përtej lidhjeve me femrat, ai në fakt është një djalë i cili ka probleme me lidhjet. Madje ai thotë se do t'i pëlqente më shumë të lexonte një libër komik ose të luante një video lojë, sesa t'i hynte komplikimeve të një lidhjeje. Kushedi sa zemra ke thyer tashmë Zac…