Pas dy vjetësh lidhje me modelen Sami Miro, Zac Efron është më në fund single dhe gati për aventura të reja.
Por edhe për yllin 28-vjeçar të filmave të kthyer sërish në treg nuk është e lehtë, në veçanti kur bëhet fjalë për të njohur njerëz të ri online. Në një intervistë të fundit të dhënë për tabloidin The Times, Zac ka treguar se kur vendosi t'i bashkohej rrjetit social Tinder, askush nuk u interesua për të. Kjo sepse të gjithë mendonin se profili i tij ishte fallco. Megjithatë pavarësisht mungesës së fatit në dashuri, duhet thënë se karriera e Zac Efron po shkon më së miri duke qenë se së shpejti ai pritet të shfaqet në filmin "The Baywatch" përkrah Dwayne "The Rock" Johnson!