INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zaev apel maqedonasve: Koha për vendim, për të ardhmen tonë

Zaev apel maqedonasve: Koha për vendim, për të ardhmen tonë

Publikuar më: 17:57 31-07-2018

Një ditë pasi parlamenti maqedonas votoi datën 30 shtator për zhvillimin e referendumit për ndryshimin e emrit të vendit, kryeministri Zoran Zaev apeloi qytetarët që të marrin pjesë masivisht.
‘Ju bëj thirrje të gjithëve që të votoni lirshëm dhe me krenari. Të thoni “po” që t’i kapim mundësitë që na i ofron Evropa. T’i themi po garancisë dhe stabilitetit përmes anëtarësimit në NATO. T’i themi identitetit të njohur dhe të konfirmuar maqedonas, gjuhës dhe kulturës. Koha është për vendim, për ne, për gjeneratën e ardhshme, të ardhmen tonë dhe të ardhmen e Maqedonisë", tha Zaev.

Ai paralajmëroi se në rast se qytetarët nuk do t’i përgjigjen thirrjes për referendum, atëherë përgjegjësia do të kalojë tek institucionet e vendit. Ndër të tjera Zaev apeloi edhe opozitën maqedonase që të mbështesë referendumin. Maqedonia do të zhvillojë me 30 shtator referendumin për ndryshimin e emrit të saj, ndërsa pyetja për qytetarët është : ‘A jeni për anëtarësim në BE dhe NATO me pranimin e marrëveshjes midis Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Greqisë?’

Article Logic
Execution time: 0.00164794921875