INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Zaev dhe BDI shpallin fitoren e zgjedhjeve lokale. Rezultatet turpërojnë VMRO-DPMNE [VIDEO]

Publikuar më: 16:57 30-10-2017

Partitë shqiptare kanë fituar të drejtën për të qeverisur në 15 komuna ndërkohë që listës pritet ti shtohen edhe 2 të tjera ku prin Bashkimi Demokratik për Integrim. Rezultatet pas dy raundeve zgjedhore për krerët e vendorë në Maqedoni tregojnë se BDI ka fituar në 10 komuna, Aleanca për Shqiptarët në tre, Lëvizja BESA dhe Partia Demokratike Shqiptare kanë marr nga një komunë. Këtë raund  kandidatët e Bashkimit Demokratik për Integrim kanë fituar në 6 komuna, ndërkohë Social Demokratët e Zoran Zaev kanë shpallur fitoren pasi rezultatet pas dy raundeve të zgjedhjeve lokale, tregojnë se kjo forcë politike do të udhëheq në Shkup dhe 56 komuna. Të dhënat e Komisionit Shtetëror Zgjedhor treguan se nga komunat që garuan në balotazh, partia e Zaev së bashku me aleatët ka fituar në 17 komuna, kurse VMRO-DPMNE e ish-kryeministrit Nikolla Gruevski ka dalë fituese vetëm në dy komuna. Një zhgënjim total kanë rezultuar këto zgjedhje për VMRO-DPMNE me vetëm 5 komuna të fituara në të dyja raundet. Pavarësisht se Komisioni Zgjedhor deklaroi se zgjedhjet e ishin të qeta, të dielën në mbrëmje, lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, tha se nuk do ta njoh rezultatin e dalë nga këto zgjedhje vendore të cilin e konsideroi të falsifikuar.  Gjashtë njësi vendore do të udhëhiqen nga gratë, të cilat janë shpallur fituese në këto zgjedhje, midis tyre është edhe Teuta Arifi e BDI.

Article Logic
Execution time: 0.00372314453125