INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tsipras shpërblehet për kontributin e tij në ruajtjen e paqes në Ballkan

Tsipras shpërblehet për kontributin e tij në ruajtjen e paqes në Ballkan

Publikuar më: 11:55 23-07-2018

Kryeministrat e Greqisë dhe Maqedonisë, Alexis Tsipras dhe Zoran Zaev, së bashku me homologët e tyre nga Mali i Zi dhe Bosnjë Hercegovinës sot do të realizojnë takim në Mostar njoftoi agjencia greke e lajmeve ANA- MPA.
Kryeministri grek sipas kësaj agjencie, sot pasdite do të shpërblehet nga Qendra për paqe dhe bashkëpunim multietnik, për kontributin e tij në ruajtjen e paqes në Ballkan.
ANA-MPA publikoi se rreth orës 20 pritet në Mostar, do të arrijnë edhe kryeministri i Maqedonisë dhe kryeministri i Malit të Zi.
" Alexis Tsipras dhe Zoran Zaev do ta nënshkruajnë 'Marrëveshjen për paqe' dhe do të shpërblehet nga kryetari i Këshillit të ministrave, Denis Zvizdiq", thekson agjencia greke e lajmeve. Megjithëse kryeministri i Maqedonisë është shpërblyer në manifestimin e vitit të kaluar dhe atëherë e nënshkroi edhe Marrëveshjen e Mostarit për Paqe. Nga kabineti i Tsipras në njoftimin zyrtar, thuhet se vetëm kryeministri grek do të jetë në Mostar, ku do të shpërblehet nga kryetari i Këshillit të ministrave. Një pjesë e mediave greke, çmimin e lidhin me Marrëveshjen e Prespës.

Article Logic
Execution time: 0.0035128593444824