INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Zaev: Do ta formoj qeverinë. Shtohen zërat se Ivanov do nxjerrë ushtrinë në rrugë [Video]

Publikuar më: 16:35 08-03-2017

Lideri i LSDM Zoran Zaev është i vendosur për të formuar qeverinë e re të Maqedonisë edhe pa mandatin e dhënë nga Presidenti Gjorgje Ivanov. Gjatë një prononcimi për Gazetën Irish Times, Zaev i cili i ka marë votat për formimin e qeverisë, është shprehur se po prisnin që mandatin ta mernin formalisht nga presidenti.
Ne do të donim që formalisht ta marrin miratimin nga presidenti, por kjo nuk është e domosdoshme. Është një traditë e mirë ta pyesësh prindin e vajzës për dorën e saj në martesë, por nëse ai refuzon ju mund të martoheni sërish.
Ndërkohë në Maqedoni po shtohen zërat se presidenti Ivanov ka bërë marrveshje me Gruevskin për të penguar formimin e qeverisë LSDM BDI. Sipas tyre presidenti po planifikon që të nxjerr ushtrinë në rrugë, duke shpallur gjendjen e jashtëzakonshme. Sipas të njëjtave burime Ivanov do të urdhërojë arrestimin e kreut të LSDM dhe BDI. Por ky skenar komentohet nga ekspertët si një çmenduri. Ish shefi i kundërzbulimit në ushtri paralajmëron se duhet respektuar kushtetuta. Po sipas tij presidenti ka treguar se është I gatshëm të luajë edhe skenarin e grushtit të shtetit. Nga ana tjetër një ish-agjent sekret bën apel se populli nuk duhet të bjerë në provokime të tilla.

Article Logic
Execution time: 0.0032598972320557