INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zaev kërcënohet me jetë për emrin e Maqedonisë

Zaev kërcënohet me jetë për emrin e Maqedonisë

Publikuar më: 14:35 30-04-2018

Kryeministri Zoran Zaev kërcënohet me eliminim fizik për të disatën herë përmes rrjeteve sociale. Shkak për këtë duket se është ndryshimi i Kushtetutës dhe emri i i Maqedonisë. Kërcënimi i fundit sipas portalit Maktel, vjen nga një profil në rrjetin social që mbanë emrin e organizatës nacionaliste maqedonase “Tvërdokorni”. Ky grupim ka kërcënuar edhe më parë qeverinë maqedonase e konkretisht kreun e kabinetit, Zoran Zaev. “Dëgjuam lajme se Z.Z do të ndryshojë kushtetutën. E po Z.Z ndryshoje kushtetutën dhe ligjet por do të ndryshojmë dhe ty dhe nënshkrimin tënd. Durimit po i vjen fundi”, shkruhet në porosinë drejtuar kryeministrit Zoran Zaev. Ministria e Punëve të Brendshme ka ngritur procedura hetimore lidhur me kërcënimet ndaj Kryeministrit dhe funksionarëve tjerë shtetëror për dy raste të regjistruara më parë. “Tvërdokorni” ishte grupimi që organizoi protestën e përgjakshme të 27 prillit vitin e kaluar në parlament, ku u sulmuan kryeministrit Zaev dhe lideri i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela. Por për çështjen e emrit të Maqedonisë është kërcënuar edhe pala greke. Kështu ministri i jashtëm grek Kotzias ka marr kërcënime me jetë. Në zyrën e tij kanë mbërritur plumba në zarfe si parlajmërim.

Article Logic
Execution time: 0.0035049915313721