INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zaev: Maqedonia pranon emër me përcaktim gjeografik

Zaev: Maqedonia pranon emër me përcaktim gjeografik

Publikuar më: 09:16 07-02-2018

Qeveria e Maqedonisë është e gatshme që të pranojë emër me përcaktim gjeografik, ka bërë të ditur kryeministri Zoran Zaev, por pa dhënë detaje mbi marrëveshjen që do të shënonte një hap shumë të rëndësishëm në zgjidhjen e kontestit shumëvjeçar me Greqinë.
“Ne, jemi të gatshëm për përcaktim gjeografik. Këtu do të ndalem paksa sepse është çështje e ndjeshme. Duhet t’i japim shans bisedimeve për arritjen e zgjidhjes. Në të njëjtën kohë, vendosëm bashkë që çdo ide e mundshme që do na shpie deri tek zgjidhja. Gjithçka që mund të ndihmojë në zgjidhjen e problemit duhet ta shfrytëzojmë”, ka deklaruar Zaev. Këtë deklaratë kreu i qeverisë maqedonase e bëri pas takimit me ambasadorin e Bashkimit Evropian në Shkup, Samuel Zhbogar. Ai tha se është me shumë rëndësi që të vazhdojnë bisedimet me Athinën zyrtare, dhe se duhet që sa më shpejt të arrihet zgjidhja përfundimtare për çështjen e emrit. Qeveria maqedonase më 6 shkurt zyrtarisht riemërtoi aeroportin kryesor të vendit dhe një autostradë veri-jug, të quajtur më parë nga Aleksandri i Madh, sundimtari i njohur i Mbretërisë së lashtë të Maqedonisë, i cili gjithashtu festohet në Greqi. Udhëheqësit e të dy vendeve kanë thënë se kohët e fundit është bërë përparim në zgjidhjen e mosmarrëveshjes, me indikacione se çdo marrëveshje mund të përfshijë Maqedoninë duke shtuar emrin "e Epërme", "e Re" ose "Veriore".

Article Logic
Execution time: 0.0035099983215332