INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zaev: Të bashkuar të dielën për të votuar të ardhmen në BE

Zaev: Të bashkuar të dielën për të votuar të ardhmen në BE

Publikuar më: 13:50 28-09-2018

Maqedonia i drejtohet të dielën kutive të votimit për të marrë pjesë në referendumin për emrin. 1.8 milionë votues janë ftuar të votojnë mbi marrëveshjen me Greqinë, që parashikon ndryshimin e emrit të vendit në Republika e Maqedonisë së Veriut, gjë që do t’i jepte fund përplasjes 27-vjeçare me fqinjin jugor. Kryeministri maqedonas, Zoran Zaev ftoi qytetarët që të bashkuar të votojnë për të ardhmen europiane.
“Përfundimin e fushatës për Maqedoni evropiane e planifikuam për në Tetovë, sepse Tetova çdoherë ka qenë Europë në pakicë dhe shembull për multietnicitetin e Maqedonisë dhe pasurinë në llojllojshmëri. Bashkësia është pasuri, ndërsa koncepti i një shoqërie për të gjithë që bashkërisht e ndërtojmë çdo ditë rritet, sepse dëshira jonë e përbashkët është që ta ndalojmë largimin e të rinjve jashtë vendit dhe t’i kthejmë ata që janë larguar’’ tha Zaev.
Partitë qeverisëse të udhëhequra nga kryeministri Zoran Zaev synojnë që pjesëmarrja të jetë mbi 50 për qind, por edhe nëse kjo nuk do arrihet sipas Zaev ccështja do t’i kalojë Kuvendit për hapa të mëtejshëm. Por opozita e udhëhequr nga VMRO-DPMNE si dhe presidenti i vendit, Gjorge Ivanov, e kundërshtojnë marrëveshjen për emrin duke e cilësuar ‘vrasje’ për vendin. Ndërkohë një grup pro demokracisë tha se janë zbuluar përpjekje të gjera “online” për të penguar pjesëmarrjen e votuesve në referendumin e së dielës në Maqedoni.

Article Logic
Execution time: 0.0036251544952393