INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Zaev zhgënjen shqiptarët. Votë kundër anëtarësimit të Kosovës në UNESCO[VIDEO]

Publikuar më: 14:43 08-06-2017

Deklarata e kryeministrit Zoran Zaev se do të votojë kundër anëtarësimit të Kosovës në UNESCO ka sjellë reagimet të ashpra edhe nga brenda koalicionit qeverisës.  “Maqedonia do të jetë neutrale për pranimin e Kosovës në UNESCO…”, tha Zaevi, gjatë intervistës së tij të parë si kryeministër në “RTVM”,ndërsa tha se qeveria e kaluar kishte gabuar duke votuar pro anëtarësimit të Kosovës në UNESCO. Deputeti i BDI-së, Ejup Alimi, njëherësh koordinator i grupit parlamentar të partisë së Ahmetit, ka komentuar deklaratën kryeministrit Zaev.  Deputeti i BDI tha se kushdo që flet për kundërshtimin e Kosovës, qoftë edhe kundër anëtarësimit të saj në organizatat ndërkombëtare siç është UNESCO, ka folur kundër gjithë shqiptarëve kudo që janë, ka folur kundër SHBA-ve, NATO-s dhe kundër Bashkimit Evropian.  I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi Lëvizjes BESA e cila deklaron se ky qëndrim i kreut të qeverisë Zaev është i dëmshëm për Maqedoninë. "Po dëshmohet dhe po rikonfirmohet deklarata e pasa disa ditëve e kryeministrit për një media serbe ku ai shprehet se me serbët janë vëllezër dhe kishat në Kosovë janë zemra e Serbisë"-mban qëndrim kjo forcë politike. Ndërkohë mediat dhe analistët në Maqedoni shkruajnë se me këtë deklaratë, sigurisht që do “qetësohet” edhe presidenti i ri i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, i cili javë më parë, në darkën e kryeministrave në Bruksel, tha se shpreson që Zaevi ta mbajë fjalën për marrëdhëniet Maqedoni-Kosovë.

Article Logic
Execution time: 0.0036711692810059