INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zaev: Ziadin Sela nuk do të jetë pjesë e qeverisë

Zaev: Ziadin Sela nuk do të jetë pjesë e qeverisë

Publikuar më: 11:46 23-12-2017

Kryeministri Zoran Zaev ka bërë të ditur mbrëmë se nuk arritur marrëveshje me kryetarin e Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela. ASH nuk do të jetë pjesë e Qeverisë, pasi propozimet për ministra janë dërguar në Kuvend. Kreu i qeverisë maqedonase Zaev deklaroi gjatë një interviste për mediat se edhe pas shumë përpjekjeve nuk ka arritur që të gjejë gjuhën e përbashkët me kreun e ASH-së për ministrinë e shëndetësisë dhe këmbimin e saj me postin e zv/kryeministrit për reforma. I pyetur se a i vjen keq që po e largon një partner që ishte krahë për krahë natën e 27 prillit, ai tha se ndjen keqardhje, por s’ka mundur të gjejë marrëveshjen dhe se për këtë ka pritur gjatë. Kryeministri Zaev theksoi se ministri i shëndetësisë do të jetë Venko Filipçe, këshilltari i tij i deritanishëm për shëndetësi, si një ekspert por edhe specialist i njohur. Zaev konfirmoi se propozimet për ministra i ka dërguar në Kuvend dhe se pritet miratimi i tyre. Ndërsa tha se nuk di se si do të zhvillohet puna me zv/ministrat e ASH-së dhe funksionarët e tjerë, duke nënkuptuar se pret vendimin e kësaj partie. Në seancën e miratimit të buxhetit të vitit 2018, është vënë re se koalicioni midis LSDM dhe BDI ka siguruar 62 deputetë pa dy deputetët e ASH.

Article Logic
Execution time: 0.0040891170501709