INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
“Zaganit i thashe mos më ndiq më”, shikoni të detajuar intervistën e Artan Habilajt

“Zaganit i thashe mos më ndiq më”, shikoni të detajuar intervistën e Artan Habilajt

Publikuar më: 15:46 23-10-2017

Artan Habilaj është vëllai i madh i dy vëllezërve të tjerë, Moisi dhe Florian Habilaj, njëri i arrestuar dhe tjetri në kërkim si pjesë e grupit të akuzuar nga drejtësia italiane për trafik droge.

Në një intervistë për gazetarin e “Gazetës Shqiptare”, Enrik Mehmeti i madhi i Habilajve ka folur rreth akuzave të opozitës për trafik droge, lidhjen e gjakut me Saimir Tahirin dhe probleme që kanë patur me ish-shefin e Kufirit dhe më pas të Antidrogës, Dritan Zagani. GSH.al po risjell pjesë të intervistës së Artan Habilajt në korrik 2015.

Artan Habilaj është një prej njerëzve më të akuzuar nga ana e opozitës si njeriu pranë ministrit, dhe sipas tyre ka lidhje me trafikun e drogës në qytetin eVlorës. Sipas opozitës ai disponon automjetin e ministrit Tahiri me të cilin sipas akuzave të fundit janë kryer trafiqe. Në qendër të akuzave ka qenë automjeti tip Audi, i cili ka qenë në qendër ë akuzave edhe nga Zagani. Cila është përgjigjja juaj për këto akuza?

Në asnjë rast nuk është kapur as me drogë as në kundravajtje me ligjin. Është ndaluar si çdo qytetar i republikës së Shqipërisë për kontrolle, si në të gjitha rastet, e më pas ka vazhduar normalisht. Nuk ka pasur asnjë rëndësi nëse makina është e ministrit apo e kujtdo qoftë.

Kjo makinë është përfolur se ka dalë shpesh jashtë shtetit, e kryesisht drejt shtetit grek. Këto lëvizje të shpeshta, pse kanë ndezur akuzat e opozitës për trafik droge?

Unë kam dokumentacionin që vërteton se babain e kam çuar në qytetin e Janinës edhe tre herë në muaj për arsye shëndetësore. Dhe për këtë kam fakte. Dhe absolutisht nuk bëhet fjalë për drogë.

Kur e keni marrë makinën e ministrit?

E kam marrë në 2013, në tetor.

Pasi e keni marrë makinën, pse nuk e keni kaluar në emrin tuaj?

Me sa di, z.Saimir Tahiri ka pasur një problem me fëmijët e Berishës, dhe është bllokuar nga Përmbarimi për të mos kaluar në pronësi të tjetrit.

Po sa i takon akuzave që kjo makinë është përdorur prapë nga z.Tahiri?

Po është e vërtetë, z.Tahiri e ka marrë njëherë këtë makinë për arsye familjare për të dalë jashtë vendit, por nuk e di ku. E ka kërkuar njëherë dhe e ka marrë, por kjo për arsye se s’ka patur makinën e tij.

Cila është lidhja fisnore që ju keni me ministrin Tahiri?

E kam kushëri të largët, në shkallën e gjashtë është pak. Gjyshja ime me stërgjyshen e zotërisë në fjalë, kushërinj të largët.

A keni patur njohje me Zaganin, ndonjë njohje, apo kontakte ju apo ndonjë nga vëllezërit tuaj?

Unë nuk kam pasur absolutisht kontakte me z.Zagani, thjesht në një moment të caktuar në Durrës më është bllokuar një shumë lekësh, dhe që atëherë më është vënë në ndjekje. Më është vënë nga pas për të vënë gjobë.

Gjobë në cfarë kuptimi?

Në kuptimin që unë ti thosha Zaganit, mos më ndiq nga pas, mos më ngacmo, thjesht për të më vënë presion. Zagani ka qenë në kohën e tij, në Vlorë, ka qenë mbreti i Portit, nuk mund ti fliste asnjë njeri. Zagani më ka penguar gjithë biznesin, shkruan gazeta shqiptare.

artan-habilaj-1.jpg

 

Article Logic
Execution time: 0.0037310123443604