INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zaganjori ja hedh, i shpëton Vettingut

Zaganjori ja hedh, i shpëton Vettingut

Publikuar më: 12:52 24-07-2018

Kryetari i Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori e ka kaluar me sukses, vettingun duke u rikonfirmuar në detyrë.

Në fillim KPK-ja deklaroi se Zaganjori kishte bërë deklarime të pasakta të pasurisë dhe kontrata fiktive por ai u mbrojt duke thënë se kontratat ishin formale për pronën dhe brenda ligjit.

Kryetari i Gjykatës së Lartë zotëron një pasuri të majme me rreth 58.7 milionë lekë, ndërsa të ardhurat ndër vite prekin shifrat e 99.7 milionë lekëve.

Zaganjori tha se një pjesë të madhe të pasurisë e kishte të trashëguar.

Ky vendim për rikonfirmimin në detyrë të Zaganjorit, shmangu edhe kolapsin në Gjykatën e lartë pasi nëse ai nuk do kishte kaluar vettingun, nisur nga fakti që është kreu i Gjykatës së Lartë, kjo e fundit do të binte.

Article Logic
Execution time: 0.0034501552581787