Kryeministri Edi Rama prej ditësh ka nisur pushimet me familjen, por sot është parë ndryshe nga çdo herë tjetër. Ai shpesh herë poston ‘Photo of the day’ në Facebook, por kësaj rradhe është më e veçantë, pasi Rama shihet teksa i mëson djalit, Zaho hapat e parë drejt pikturës.
Të veshur të dy me të verdha me një peizazh relaksues, të vendosur pranë një dritarje plot dritë, me pamje nga deti dhe me tavolinën të mbushur me bojra, Rama dhe Zaho duket se po shfrytëzojnë më së miri ditën. Edhe pse moti është me shi dhe i ngrysur, nuk ka mundur t’iu rrëmbejë buzëqeshjet.