Po fillojmë të mendojmë se i duhej ndarja nga ish i dashuri, këngëtares që të ishte kaq aktive në lajmet rozë.
Zaimina i është rikthyer jetës aktive që bënte dikur dhe këtu flasim edhe për atë profesionale. Kështu, pas pjesëmarrjes në klipin e fundit të Bleros, Zai jo vetëm që po përgatitet të sjellë këngën e radhës por ka surprizuar fansat edhe me nje set fotografik tepër hot ku më shumë në sy të bie gjoksi i saj. Këtë set këngëtarja e quan “Vjeshtë” duke i lënë shumë pak vend imagjinatës. Nëse vjeshta është kështu për Zaiminën, jemi kuriozë të dininim si do të ishte vera për këngëtaren!