Këngëtarja e njohur Zaimina Vasjari këtë muaj do të sjellë në jetë vajzën e saj. Zaimina do të bëhet nënë për herë të parë. Në fillimet e shtatzënisë, Zaimina preferoi që ta mbante larg vëmendjes së mediave shtatzëninë e saj. Por gjatë muajve të fundit, Zaimina na tregoi si duket shtatzënë, emrin që do i vendosë vajzës, dhe babain e saj.
Në një intervistë për revistën "Who", Zaimina është rrëfyer për këtë periudhë të bukur që po kalon në jetën e saj. Ajo madje ka treguar si e ka përjetuar lajmin kur ka marrë vesh që është shtatzënë.
"Është shumë e bukur dita kur unë e kam marrë vesh, pasi ishte dita e ditëlindjes time – 17 qershor – dhe unë paraditen e asaj dite vendosa të bëja një kontroll sepse nuk ndihesha mire, ndërkohë kisha bërë paraprakisht testin e shtatzënisë dhe më kishte dalë negativ. Vajtja në klinikë, ishte e sigurt në mendjen time që nuk kishte lidhje me shtatzëninë. Isha e shoqëruar nga motra ime atë ditë dhe pasi bëra disa analiza me thanë se do me lajmëronin për përgjigjen në telefon. Mbas disa orësh më vjen një telefonatë që ishte motra ime e cila po qante dhe përsëriste “do bëhem teze, do bëhem teze”… Nuk po e kuptoja derisa më tha “urime, do bëhesh mami”. Ishte shumë e bukur, qanim të dyja në telefon dhe isha mpirë komplet",-ka treguar Zaimina për revistën Who.
Pas shtatzënisë ajo ka folur gjithashtu edhe për martesën, dhe pyetjes “po dasmë do bëjnë mami dhe babi”, Zaimina është përgjigjur kështu:
"E kemi menduar dhe dasmën, patjetër që do bëjmë, por nuk do të jetë një dasmë tradicionale madje nuk do të jetë as në Shqipëri… Miqtë dhe familjarët do t’i ftojmë në një vend jashtë Shqipërisë. Por nuk po them më shumë.", tha Zaimina.