Është dashur vetëm një foto e Zaimina Vasjarit, për t’i bërë komentuesit në Instagram të “ziejnë” menjëherë, siç ndodh shpesh në profilet e personazheve publikë.
Edhe pse qëllimi i saj ishte të nxirrte në pah dhëmbët e bardhë e plot shkëlqim, diçka tjetër i ka tërhequr vëmendjen të gjithëve. Zaimina duket kaq ndryshe nga më përpara! Disa madje nuk janë kursyer kur e krahasojnë me Michael Jackson.
“Je bërë fallsitet komplet, plastik”, shkruan dikush tjetër. Mesa duket përshkrimi i fotos se një grua është më e bukur kur qesh, nuk funksionoi kësaj rradhe, por duket se një gjë e tillë, u detyrohet kryesisht modifikimeve të shumta që i janë bërë fotos në fjalë.