Zaimina Vasjari ka qenë dhe është një ndër vajzat më seksi të shoëbizz-it për të cilën fansave nuk i mungojnë asnjëherë fjalët dhe mendimet.
Së fundmi këngëtarja ka qenë në qendër të vëmendjes pasi ka qenë e ftuar në emisionin “Xing” të Ermal Mamaqit.
Ndër temat më të diskutuara që bëri goxha bum në publik ishte pyetje nëse Zaimina kishte kryer operacione plastike apo jo, pyetje kjo të cilën Zai e pranoi me sportivitet.
Jo vetëm kjo, por një nga faktet që ka bërë më shumë përshtypje ishte dhe karroca që Zaimina i kishte blerë bebit të saj me një kosto goxha të kripur prej 1500 eurosh.
Mesa duket një karrocë kaq të shtrenjtë sa kjo nuk e paska blerë vetëm Zai edhe një mami tjetër goxha e famshme e showbizz-it e paska bërë një blerje të tillë.
Bëhet fjalë për Majlinda Zekën ose partneren e reperit Majk e cila ka publikuar një foto në Instagram me një karrocë identike për bebin ku vetëm ngjyra ndryshon.
Epo mamatë e showbizz-it nuk kursejnë asgjë kur vjen fjala për rehatinë e bebave të tyre.