Duket se nuk po ecin aq mirë gjërat për këngëtaren Zaimina Vasjari.
Ajo është denoncuar nga një 39 vjecare, notere me pretendimin se Vasjari ka prishur studion ligjore. Për këtë, burime nga policia thonë se në Prokurori janë dorëzuar materialet hetimore ndaj këngëtares. Sipas një raportimi të sajtit Syri.net, dy ditë më parë policia ka dërguar në Prokurori dosjen ndaj Zajmina Vasjarit 29 vjeçe, banuese në Tiranë. Ka nisur tashmë hetimi ndaj Zajminës sepse sipas policisë ajo gjatë natës, në Bulevardin “Gjergj Fishta”, në ambientin e marrë me qera në anë të ujit, ka dëmtuar studion ligjore në pronësi të Suela .P.
Probleme serioze për Zaiminën.