Pas propozimit që mori në ditën e të dashuruarve, Zai e ndan mëndjen më në fund?
Zaimina është përfolur shumë për lidhjen e saj të dashurisë disavjeçare me një djalë 10 vite më të madh në moshë. Së fundmi kemi parë foto seksi të këngëtares simpatike, e cila mendohet se pushimet i kaloi me të dashurin e saj identiteti i të cilit tashmë nuk është më i fshehur. Kuriozët kanë zbuluar djalin fatlum që gëzon dashurinë e Zaiminës nëpërmjet fotove që ka postuar vetë ajo. Edhe pse këngëtarja nuk ka pranuar ende asgjë publikisht, ajo ka ngacmuar fansat me një foto të publikuar në instastory. Në foton e saj Zai shihet ndryshe nga herët e tjera, pasi shfaqet mjaft bukur me një fustan të bardhë. Të jetë ky një paralajmërin për hapin e rradhës?