Këngëtarja e njohur shqiptare Zaimina Vasjari para disa muajsh përjetoi një nga gëzimet më të mëdha në jetë. Ajo u bë nënë për herë të parë dhe solli në jetë vajzën e saj Khloe nga martesa me partnerin Klodian Asllani.
Pavarësisht se është bërë nënë dhe tani ka angazhime të tjera, Zaimina është shumë aktive në rrjetet sociale ku poston foto nga më të ndryshmet. Ndërkohë, me fotografinë e fundit ajo i ka lënë të gjithë pa fjalë teksa është shfaqur me një look të ri duke shkruar: “Halloween-i po afron. Si do të visheni këtë vit?”.