INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zakonet e gabuara gjatë natës, që na bëjnë të shtojmë peshë

Zakonet e gabuara gjatë natës, që na bëjnë të shtojmë peshë

Publikuar më: 14:30 23-01-2019

Shumë prej nesh nuk e kuptojmë se ku po gabojmë, që nuk po mundemi të arrijmë peshën tonë ideale ose po shtojmë më shumë seç duhet. E gjitha lidhet me regjimin ditor.

1.Nuk po flini sa duhet gjumë.

Rekomandim: Duhet të flini të paktën 8 orë gjumë natën.

2.Po hani më shumë seç duhet në darkë

Rekomandim: Zgjidhni një darkë të lehtë që konsiston te proteinat dhe perimet.

3.Shkoni në shtrat menjëherë pasi konsumoni darkën.

Rekomandim: Duhet ta konsumoni darkën rreth 1 orë e gjysmë ose 2 orë para se të shkoni në shtrat.

4.Hani ushqim të skuqur për darkë.

Rekomandim: Duhet të zgjidhni ushqimet e pjekura ose të ziera për në darkë.

5.Konsumoni ushqim pikant për në darkë.

Rekomandim: Ushqimi pikant është i mirë për të shpejtuar metabolizmin. Konsumoje, vetëm jo në darkë.

6.Hani konfleksa ose karbohidrate të tjera për darkë.

Rekomandim: Për darkë mund të konsumoni “smoothie” ose fruta, të gjitha llojet e sallatave ose ushqimeve me proteina. Por në porcione të vogla.

7.Ju pëlqeni të hani ëmbëlsira në darkë.

Rekomandim: Për ëmbëlsirë konsumoni disa fruta.

8.Hani patatina ose ushqime të ngjashme pas darkës.

Rekomandim: Shmangni bukën, biskotat dhe çdo ëmbëlsirë pas darkës.

9.Tentoni që të anashkaloni darkën.

Rekomandim: Edhe pse nuk keni kohë për një drekë ose darkë të bollshme, të paktën hani fruta.

10.Konsumoni alkool ose kafeinë.

Rekomandim: Zgjidhni lëngje frutash natyrale ose qumësht të ngrohtë. Gjithmonë përfundojeni ditën me një gotë me ujë.

11.Përdorni telefonin ose kompjuterin para se të flini.

Rekomandim: Fikini të paktën një orë përpara se të shkoni në shtrat. Lexoni një libër ose dëgjoni muzikë relaksuese.

12.Shkoni në shtrat vonë çdo natë.

Rekomandim: Shkoni në shtrat sapo të ndiheni përgjumësh. Nëse ndiheni energjik bëni disa ushtrime fizike.

Article Logic
Execution time: 0.0036370754241943