INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zakonet e këqija që duhet të lini pas të 30-ave

Zakonet e këqija që duhet të lini pas të 30-ave

Publikuar më: 12:31 31-05-2017

Mosha 30 vjeç është një moshë shumë e bukur për femrën, pasi ti mund të kesh arritur të realizosh shumë nga ëndrrat e tua: si të jesh e pavaur ekonomikisht dhe të kesh një karrierë shumë të suksseshme, apo mund të kesh gjetur edhe partnerin ideal e të kesh ndërtuar familje.

Por në të 30-tat ti duhet të kesh arritur një pjekuri krahasuar me vitet e tua të mëparshme, prandaj shumë nga zakonet e vjetra nuk janë më të përshtatshme për ty tani:

1. Ta kthesh shtëpinë e prindërve në një hotel
Nëse ti rri me prindërit apo shkon tek ta për vizitë, nuk duhet ta lësh rrëmujë çdo gjë, sikur të ishe një adoleshtente.

2. Të konsumosh ushqime “sipas rastit”
Tani është koha të kujdesesh për shëndetin dhe linjat e tua, prandaj mos e tepro me ushqimet e këqija e të rastësishme.

3. Të bësh seks të pambrojtur
Ti e di që një femër duhet të kujdeset për shëndetin e saj seksual si dhe nga një shtatëzani e padëshiruar, prandaj mos përsërit më gabimet e së kaluarës.

4. Të mbash inatet e vjetra dhe të jesh xheloze ndaj shoqeve të shkollës
Mos e krahaso veten tënde me të tjerët dhe mos mbaj më inatet e shkollës, pasi ka ardhur koha të mendosh për veten në vend që të krijosh xhelozi për të tjerët.

5. Të qahesh pa fund për peshën tënde
Në vend që të ankohesh për kilogramët e tepërta, merr masat për ti hequr ato.

6. Të mendosh se ti je e shëmtuar
Këto janë mendime të së shkuarës. Mësoje ta duash veten tënde dhe të vlerësosh të bukurën tek vetja.

7. Të mos jesh e sinqertë me veten
Nuk është më mosha kur di duhet të gënjesh veten tënde. Tregohu e sinqertë pasi vetëm kështu mund të ecësh përpara.

8. Tu marrësh lekë prindërve
Ata sigurisht që gjithnjë do duan të të ndihmojnë, por ka ardhur mosha që ti ti sigurosh vet shpenzimet e tua.

9. Të blesh rroba 2 numra më të vogla
Mban gjithnjë shpresën se do dobësohesh dhe vazhdon të blesh rroba të cilat të rrinë shumë të ngushta? Ky veprim nuk është më i hijshëm pët moshën tënde, me mirë bli atë që të rri mirë, se sa veshjet që do varen në dollap apo do të të shtërngojnë.

10. Të kesh frikë të kërkosh ndihmë apo këshillë
Të kërkosh ndihmë apo këshillë për diçka lidhur me punë apo jetën tënde profesionale nuk tregon dobësi. Mos harro se askish nuk mund ti dijë të gjitha dhe çdokush në jetë ka nevojë për ndihmë dhe këshillë.

11. Të veshësh të brendshme jo cilësore
Duhet të kujdesesh për veten dhe mos harro se veshjet intime kanë kontakt direkt me lëkurën dhe ato duhet të jenë patjeër cilësore për shëndetin tënd. Përveç kësaj mos harrojmë edhe pjesën estetike.

12. Të jetosh në “rrëmujë”
Shtëpia jote duhet të jetë e rregullt. Nuk je më adoleshente kur dhomën ta pastronte mami, prandaj kujdesu për rregullin dhe pastërtinë në ambjentin ku jeton.

13. Të shoqërohesh me “djem të këqinj”
Mbase ky ka qënë një fiksim i adoleshencës, por ka ardhur koha që ti të dalësh me djemë më seriozë e më të përgjegjshëm, të cilët dinë të të respoktojnë.

14. Të marrësh kredi për rroba të shtrenjta
Mos e ngarko veten me detyrime të kota financiare thjesht për të blerë disa rroba të shtrenjta, të cilat nuk ti mban xhepi. Është koha kur duhet të fillosh të mendosh për të investuar për jetën tënde dhe në këtë pikë rrobat nuk janë gjithçka.

15. Të flesh deri në mesditë
Fjetja der në orët e vona të drekës nuk është gjë e mirë për shëndetin pasi prish rregjimin normal të gjumit. Prandaj çohu dhe mos e humb ditën tënde kot në gjumë.

Article Logic
Execution time: 0.003633975982666