INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zamira Koleci: Njerëzit më shihnin me keqardhje se isha single [VIDEO]

Zamira Koleci: Njerëzit më shihnin me keqardhje se isha single [VIDEO]

Publikuar më: 18:30 27-02-2020

Zamira Koleci, një ndër ikonat e historisë së radios ishte e ftuar këtë të mërkurë në emision Soirée me Jonida Shehun në Top Channel për të folur se pse nuk është i drejtuar asnjëherë institucionit të martesës, por ka vendosur që t’i fokusohet vetëm karrierës së saj.

Ajo ka treguar se jeta e saj ka qenë vetëm radio dhe nuk arrinte dot të mendonte gjë tjetër. Por kjo nuk e ka mërzitur aspak pasi Zamira ka treguar se jeta e saj ishte e mbushur edhe pse nuk kishte një bashkëshort në krah. I vetmi problem ka qenë njerezit ka treguar ajo pasi e shihnin me keqardhje që ishte beqare.

Ndër të tjera Zamira mbrëmjen e Soirée është përshtatur me situatat e krijuar në studio dhe ju përgjigj gjithë sportivitet pyetjes se më kë do donte ajo të martohej nga djemtë që ishin në panel. Ajo pa menduar dy herë kq zgjedhur aktorin Laert Vasilin dhe kjo ka qenë një përgjigje shumë surprizuese nga ana e saj tek të ftuarit e tjerë.

Por Zamira e dha edhe arsyen se pse zgjodhi Laertin, për vetë faktin që ai është një aktor shumë i talentuar.

 

Article Logic
Execution time: 0.0039458274841309