Largimi i personave tanë më të shtrenjtë nga kjo botë, padyshim për në, shoqërohet nga një mërziti dhe trishtim i madh, por pavarësisht gjithçkaje kjo është jeta dhe nuk kemi se çfarë të bëjmë, duhet ta pranojmë sepse nuk ka kthim pas.
Një nga momentet më të vështira për motrat Ismaili, padyshim ishte momenti i trishtë kur mamaja e tyre u largua nga kjo jetë, për shkak të një s’mundej të rëndë.
Ditën e sotme, Zanfina Ismaili, më e vogla e familjes me anë të një postimi në rrjetin social Instagram, ka bërë një dedikim të ndjerë për mamanë e saj të ndjerë i cili na ka prekur të gjithëve.
Ajo sot në dy vjetorin e ndarjes nga jeta të nënës së saj është shprehur se nuk e kishte menduar se do të ndaheshin kaq shpejt dhe se të gjitha dëshirat dhe këshillat që kishte mbetën thjesht kujtime.
Postimi i plotë:
“Kam menduar qe do të plakesha me ty dhe do të përjetonim shumë shumë gjëra bashkë. Kurr nuk e kam menduar që një sëmundje do të n andante kaq shpejtë… Tani kanë mbetur kujtimet, këshillat dhe dëshirat që i ka pasur për mua. Çdo orë, minutë, sekond më mungon. Të dua mami. 25 prill 2016.