Pas aksionit të policisë për lirimin e plazheve publike, ka reaguar kryeministri Edi Rama.
Në një postim në facebook, Rama shkruan se kjo rrumpallë duhet të marrë fund dhe beteja e policisë e inspektoriateve qendrore ka ndikuar në përmirësimin e situatës, por ka njoftuar se në vjeshtë do të shkojë në Kuvend ligji i ri për mbrojtjen dhe administrimin e Vijës Bregdetare nga shteti.
Rama ka theksuar se ndaj abuzuesve do të ketyë zero tolerancë dhe se kjo nuk është moto fushate, po linja e re e qeverisjes Deri në Fund dhe në çdo drejtim.
Postimi i Ramës:
Pushtimi i plazheve publike dhe rrumpalla në administrimin e plazheve e të territorit bregdetar në tërësi nga njësitë vendore, duhet të marrë fund
Beteja e Policisë së Shtetit dhe inspektoriateve qendrore, qysh nga fillim korriku, po ndikon në përmirësimin situatës, por nuk mjafton.
Në vjeshtë në Kuvend, ligji i ri për mbrojtjen dhe administrimin e Vijës Bregdetare nga shteti
Kjo pasuri kombëtare i takon popullit dhe pushimet u takojnë njerëzve, jo abuzuesve të çdo kategorie; nga tregtarët qē nuk lëshojnë kuponat, tek harbutët që zaptojnë plazhet dhe deri tek zyrtarucë shtetërorë e pushtetarë vendorë, të cilët në vend të detyrës ndaj vendit dhe pushuesve, u bëjnë qoka dëmtuesve e zhurmuesve.
Zero Tolerancë ndaj abuzuesve nuk është moto fushate, po linja e re e qeverisjes Deri në Fund dhe në çdo drejtim.